Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shehi pret 11-metërsh, Skënderbeu mposht 2-1 Lacin

Fitore me vuajtje e Skënderbeut ndaj skuadrës së Lacit në javën e 5-të të Superiores. Formacioni i Ilir Dajës triumfoi 2-1 në stadiumin e Korcës, ku deri në minutën e 75-të kurbinasit arritën t’u bënin ballë sulmeve të vendasve, me rezultatin që ishte mbërthyer në shifrat 1-1. U desh dalja në sulm e mbrojtësit Bajram Jashanica që Skënderbeu të realizote golin e fitores. Por episodi më i rëndësishëm është ai i minutës së 84-t, me Orges Shehin që i mohoi golin Ansi Nikës nga pika e bardhë e penalltisë.

Korcarët ndoshta e nënvlerësuan Lacin, pasi Ademir, një ish-futbollist i Skënderbeut, shënoi autogol që në minutën e 27-të. Mirëpo në pjesën e dytë Lushkja ktheu baraspeshën në rezultat, duke e futur në tension Skënderbeun, që falë eksperiencës, arriti të shmangte një rezultat surprisë në fushën e tij. Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 13 pikëve, duke ruajtur diferencën me Kukësin e vendin e dytë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...