Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Derbi i Milanos, i pari për “ish”-in Bonucci

Derbi numër 219 i Milanos, do të jetë i pari në karrierë për Leonardo Bonuccin, i cili po përgatitet për një mbrëmje historike edhe si ish. Po, po, si një ish, sepse në të kaluarën e ka veshur fanellën ziklatër, ndonëse kapiteni aktual i Milanit nuk mbahet mend si një futbollist i rëndësishëm i Interit. Të apasionuarit e Serisë A kanë fiksuar në memorie vetëm eksperiencën e tij të mrekullueshme me Juventusin, por është pikësisht Interi skuadra e parë që i dha mundësinë të ballafaqohej në nivelet më të larta të futbollit. Ka luajtur në 4 ndeshje zyrtare me fanellën e Interit, mes Kupës së Italisë dhe kampionatit, ndërsa në palmaresin e tij përfshihet edhe titulli kampion i vitit 2006. Ish-kolegët e tij te të rinjtë e Interit nuk e mbajnë mend si një futbollist të talentuar, por është fakt që karriera e 30-vjecarit filloi ngjitjen pikërisht kur u largua nga Interi. Sot, tifozët interistë ndiejnë keqardhje që klubi i tyre nuk ka ditur ta vlerësojë si duhet Bonuccin, i cili është ngjitur në nivelet më të larta të futbollit falë punës së jashtëzakonshme dhe karakterit të tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...