Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentis supersticioz: Titulli? Atë fjalë nuk e them!

Napoli i tij po ecën me një ritëm të frikshëm pasi ka regjistruar 8 fitore në 8 ndeshjet e para të Serisë A dhe kryeson me pikë të plota kampionatin. Por edhe pse ky mund të jetë sezoni i duhur për të fituar një tjetër titull kampion pas atyre të Viteve 1987 dhe 1990, presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentis është supersticioz dhe nuk e përmend kurrësesi fjalën “Scudetto”.

Në një intervistë i pyetur nëse Napoli mund të fitojë titullin, numri 1 i klubit jugor theksoi se është supersticioz dhe atë fjalë nuk e përmend pasi mund t’i ndjellë ters skuadrës së tij, duke u kërkuar gazetarëve të ndryshojnë temë. De Laurentis nënvizoi gjithashtu se te Napoli do të përpiqen të bindin sulmuesin polak Milik të huazohet te Chievo në Janar për të rifituar formën e tij optimale pas dëmtimit që po e mban jashtë fushave gjatë kësaj periudhe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...