Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Skënderbeu me 3 mungesa, Takaj vendos 100 mijë Euro shpërblim për fitoren

Në “Elbasan Arena”, të enjten Skënderbeu do të synojë të marrë fitoren e parë në grupin B të Europa League në një ndeshje shumë të ndierë për të gjithë shqiptarët pasi përballë, korçarëve do të jetë një skuadër serbe. Por misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për formacionin e Ilir Dajës. Edhe pse Skënderbeu e ka treguar shpeshherë që forca e vërtetë e kësaj skuadre bazohet te grupi dhe jo tek individët e veçantë, mungesat e dy lojtarëve titullarë siç janë sulmuesi i krahut Enis Gavazaj dhe mesfushori i talentuar nga Mali Bakary Nimaga pritet të peshojnë.

Të dy lojtarët janë të dëmtuar ashtu si edhe sulmuesi çek Martin Nespor i cili ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të zhvilluar disa seanca terapie. Ndërkohë presidenti Ardjan Takaj ka konfirmuar se edhe në këtë sfidë shpërblimi nuk ndryshon. Në rast fitoreje ndaj serbëve në xhepat e futbollistëve të Skënderbeut do të përfundojnë 100 mijë Euro, ndërsa në rast barazimi shpërblimi do të jetë 50 mijë Euro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...