Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Inzaghi mohon interesin për Balotellin: Tare e Lotito, s’më kanë thënë gjë

Në prag të ndeshjes së Europa League-s, ndaj Nices, trajneri i Lazios ka folur për momentin e mirë që po kalon skuadra. Inzaghi u shpreh i kënaqur me futbollistët që ka në dispozicion, teksa vlerësoi edhe angazhimin e tyre maksimal për të bërë sa më mirë.

“Stërvit një grup të mirë, që punonjnë me përkushtim dhe kanë dëshirë të ecin përpara. Jam i kënaqur me angazhimin e të gjithë futbollistëve, edhe atyre që kanë luajtur pak, por që qendrojnë gjithmonë të gatshëm për ekipin”, tha trajneri lacial.

Inzaghi nuk zbuloi asgjë sa i përket formacionit me të cilin do të përballojë francezët, teksa theksoi se në fushë do të zbresin ata që janë në formë më të mirë. Tekniku i Lazios hodhi dritë edhe mbi fjalët për një interesim të bardhekaltërve, për të afruar sulmuesin italian të Nices, Mario Balotelli.

“Balotelli është një sulmues i madh, që kur është në formë mund t’i bëjë keq çdo kundërshtari, por e vërteta është që deri më tani, as Tare dhe as Lotito nuk më kanë folur për mundësinë e afrimit të tij në ekipin tonë”, u shpreh Inzaghi.

Nice dhe Lazio kryesojnë grupin G, me nga 6 pikë të plota dhe do të përballen nesër në orën 19:00, ndërsa takimi do të transmetohet në Supersport 3.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...