Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mezani lavdëron Nicën: Gjeta një ekip të stërvitur mirë.

Mjaft i kënaqur për lojën dhe fitoren e marrë në Lushnjë, ishte edhe trajneri vlonjat i Laçit, Gentian Mezani, që gjithsesi i bën thirrje ekipit për të qendruar me këmbë në tokë.

“Morëm 3 pikët në transfertë dhe jam shumë i lumtur, por duhet të qendrojmë me këmbë në tokë, sepse na presin edhe shumë ndeshje të tjera. Më pëlqeu performance e Rexhinaldos, jo vetëm ëpr dy golat. Ai është një sulmues i shkëlqyer, që kur të arrijë formën optimale do të japë akoma më shumë për ekipin”, tha Mezani.

Trajneri i Laçit vlerësoi grupin që ka në dispozicion, por veçanërisht veçoi punën mjaft të mirë nga paraardhësi i tij, Stavri Nica.

“Gjeta një ekip të stërvitur mjaft mirë nga paraardhësi im, Stavri Nica dhe çuna me dëshirë e të gatshëm për t’u sakrifikuar dhe marrë rezultate. Idetë e mija janë përthithur më shpejt nga ekipi dhe po shohim rezultatet në fushë”, tha vlonjati.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...