Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka debuton me humbje, Basrak nderon Partizanin, fiton dhe Flamurtari

Debutim “i hidhur” i Ernest Gjokës në stolin e Vllaznisë. Skuadra shkodrane u mposht 0-1 në “Loro Borici” nga Partizani, falë golit të afrimit të verës Basrak, i cili ishte preferuar titullar nga Mark Iuliano, për shkak të dëmtimit të Xhevahir Sukajt. Sulmuesi zvicëran me origjinë serbe, goditi saktë me kokë në minutën e 4-rt pas krosimit të Trashit, duke festuar golin e parë në Superiore me fanellën e Partizanit. Ky finalizim i shpejtë ia prishi të gjitha planet Gjokës, përsa i përket mënyrës sesi e kishte përgatitur ndeshjen, pasi Partizani e administroi me qetësi lojën, për të marrë fitoren e tretë radhazi, duke mos lëshuar më shumë terren ndaj dy skuadrave kryesuese, Skënderbeut dhe Kukësit. Vllaznia me këtë humbje, që ishte e dyta radhazi në Superiore, mbetet në kuotën e 5 pikëve, aq sa ka edhe Lushnja.

Pas një kartoni të kuq ndaj Lushnjes dhe një penalltie të shkaktuar ndaj Laçit, Ditmar Bicaj bëhet heroi i Flamurtarit në ndeshjen ndaj Kamzës, duke shlyer gabimet e sfidave të mëparshme. Mbrojtësi shtatlarte realizoi golin e vetëm me kuqezinjtë që në Vlorë kaluan 1-0 Kamzën në javën e 7-t të Superiores, duke u ngjitur në vendin e 3-të në kuotën e 12 pikëve. Në stadiumin Flamurtari sfida u ndërpre për pak minuta për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Por me ardhjen e ndriçimit Flamurtari  i Shpëtim Duros pak minuta më vonë në të 82-tën gjeti golin e fitores me Bicajn.

E shtunë

Luftëtari – Kukësi         0-3

Lushnja – Laci               0-3

E diel

Vllaznia – Partizani      0-1

Flamurtari – Kamza     1-0

E hënë

Teuta – Skënderbeu     17:00

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...