Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hysen Dedja: Superliga ka ndryshuar, është rritur konkurrenca

Trajneri i sapozgjedhur i Lushnjës, Hysen Dedja e nisi me humbje aventurën e tij, por vlerësoi ndeshjen e skuadrës ndaj Luftëtarit, ndërsa theksoi se u penalizuan edhe nga humbja e rasteve.

“Nëse do kishim shënuar me Sefën në minutën e pare, situata do të kishte ndryshuar dhe ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër. Gjithsesi futbolli i ka këto episode. Edhe pse kam vetëm pak ditë që stërvis skuadrën, mendoj që ekipi ka dëshirë dhe mund të bëjmë mire, edhe pse mbijetesa do jetë një mision shumë i vështirë për ne, duke patur parasysh skuadrat që kemi përballë, por unë dhe futbollistët do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, tha shkodrani i Lushnjës.

Hysen Dedja rikthehet të drejtojë një skuadër në Ligën Superiore shqiptare, pas shumë vitesh dhe pranon se tani është rritur ndjeshëm niveli dhe konkurrenca. Shkodrani evidentoi edhe kushtet e vështira të punës në Lushnjë, ku u ankua për mungesën e terreneve sportive.

“Vërej se është rritur cilësia, por edhe konkurrenca mes skuadrave të Superiores. Edhe ne po punojmë që të përballojmë me sukses këtë edicion, por duhet të evidentoj edhe kushtet e vështira në të cilat punohet në Lushnjë, sepse mungojnë terrenet stërvitore”, tha Hysen Dedja.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...