Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pastore: Nuk e di a do ta mbyll sezonin te PSG-ja

Paris Saint-Germain's Argentinian midfielder Javier Pastore reacts during the French L1 football match between Paris Saint-Germain and Rennes at the Parc des Princes stadium in Paris on April 30, 2016. / AFP / FRANCK FIFE (Photo credit should read FRANCK FIFE/AFP/Getty Images)

Javier Pastore u rikthye më në fund të luajë titullar të PSG-ja, në fitoren e djeshme 0-5, ndaj Angersit. Fantazisti argjentinas ka pasur shumë pak hapësira kohët e fundit në formacionin e Emery-së, ndërsa konfirmon se është duke menduar seriozisht largimin nga kryeqyteti francez.

“Në verë këtu erdhën shumë lojtarë të zotë dhe tani janë ngushtuar shumë hapësirat. Unë vij edhe nga një periudhë dëmtimesh të njëpasnjëshme, që më kanë penalizuar të arrij formën maksimale, ndaj është e vështirë që të kem vazhdimësi këtu. Po mendoj seriozisht largimin, që në muajin janar, sepse kam nevojë të luaj dhe te Parisi kjo është e vështirë”, tha Pastore.

Për argjentinasin ka një interes në rritje nga klubet e Serisë A, atje ku shkëlqeu me klubin e Palermos. Hapa konkretë kanë bërë drejtuesit e Interit, që kanë negociuar me PSG-në një shkëmbim mes Joao Marios dhe Pastores, por sa do të ndodhë kjo, duhet të presim janarin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...