Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Faza e dytë, Teuta gati të nisë një cikël të ri

Debutoi me fitore 2-1 ndaj Luftëtarit, një javë më vonë mori 3 pikë të rëndësishme në Shkodër dhe më pas “black out”. Pas suksesit në “Loro Boriçi” më 17 shtator, Teuta e Gugash Maganit “uli çelësin”, duke zhvilluar një pjesë të parë sezoni “horror”. Fitorja në kampin durrsak mungon që prej dy muajsh dhe që prej atij suksesi në Shkodër në kampin e skuadrës bregdetare kanë rrjedhur shumë ujëra. Trajneri Magani kërkoi largimin pas humbjes në Lushnjë, por peqinasi ka besimin e plotë të klubit që kërkon të ringrihet pikërisht nga ai. Largimi i Dostit dhe kritikat e ashpra ndaj disa prej lojtarëve me më shumë eksperiencë kanë trazuar letrat te skuadra e Maganit që kërkon të ringrihet në fluturim pikërisht nga Gjirokastra. Ndaj Luftëtarit, durrsakët në ndeshjen e parë arritën një fitore 2-1, që krijoi iluzionin se kjo skuadër do të luftonte për një vend në kupat e Europës, por dalëngadalë, me kalimin e javëve, hijet e së shkuarës u rikthyen në “Niko Dovana”. Vetëm 8 pikë, po aq sa Luftëtari, dhe zona e ftohtë vetëm 2 pikë larg. Teuta e këtij sezoni nuk duket aspak e ridimensionuar, por java e parë e fazës së dytë mund të hapë një cikël të ri, sepse realiteti është ky dhe ashtu siç kërkon trajneri Magani, vetëm me punë dhe lojë bindëse kjo skuadër mund të dalë nga telashet ku është futur, pjesërisht edhe për faj të saj.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...