Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Khedira: Buffonit i mungon një trofe, e ndihmojmë ta fitojë

Sami Khedira ka deklaruar së ndihet i keqardhur për mbetjen e Italisë jashtë kampionatit botëror, pasi aty luajnë shumë shokë skuadre. Mesfushori i Gjermanisë veçoi mbi të gjithë, portierin Gigi Buffon, që humbi mundësinë të luante edhe një herë të fundit në këtë kompeticion ndërkombëtar.

“Buffon është një legjendë e gjallë, një sportist dhe njeri i mrekullueshëm. Të shohësh atë në lot, nuk është mirë as për italianët, dhe as për të tjerët. Më vjen keq që u eliminuan, mbi të gjitha sepse aty luajnë shumë shokë skuadre. Gjithsesi, kam besim se ata do të dinë të ringrihen shumë shpejt, sepse i kanë bazat për ta bërë këtë”, tha Khedira.

Mesfushori i Gjermanisë dhe Juventusit, theksoi se kapitenit të bardhezinjve i mungon vetëm një trofe, Championsi dhe se skuadra do mundohet ta ndihmojë të realizojë këtë objektiv.

“Jam i lumtur që e kam takuar dhe kam fatin ta kem shok skuadre Buffonin. E di që i mungon vetëm një trofe, që është Liga e Kampionëve, ndaj ne të gjithë jemi të gatshëm të japim maksimumin, që ai të realizojë edhe këtë objektiv, para se të tërhiqet nga futbolli i luajtur”, u shpreh mesfushori i Juventusit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...