Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Takaj: Objektivi u arrit, për Dajën flasin rezultatet

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e korçarëve në takimin e sotëm, por edhe për ecurinë gjatë këtij edicioni. Takaj theksoi se skuadra e arriti objektivin në Europë, ndërsa do të tentojë një tjetër fitore në Zvicër përballë Young Boys-it.

“Pavarësisht se nuk arritëm të kualifikohemi, skuadra e arriti objektivin e saj në Europë. Morëm një fitore mjaft të rëndësishme, që na duhet për të rritur koefiçientin në Europë. 5 pikë në fazën e grupeve dhe asnjë humbje në shtëpi, besoj se janë një rezultat mjaft i kënaqshëm, ndaj jam i lumtur”, tha bosi i korçarëve.

Takaj nuk dëshiron të veçojë paraqitjen e asnjërit prej futbollistëve në veçanti, por tregoi se grupi është forca më e madhe e këtij ekipi.

“Sot më pëlqeu më shumë grupi. Nuk veçoj individë, sepse forca e vërtetë e këtij Skënderbeu, është grupi i ndërtuar”, tha Takaj.

Presidenti i Skënderbeut vlerësoi edhe punën e bërë nga trajneri Ilir Daja, teksa tha se për të flasin rezultatet tashmë.

“Nuk kam çfarë të them për Dajën, sepse për të po flasin rezultatet. Ai është trajneri i duhur për ne dhe do të vijojmë një rrugë të gjatë bashkë. Objektivi në Europë u arrit dhe tani duhet të punojmë për të fituar titullin kampion”, u shpreh Ardian Takaj.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...