Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Shënojnë Benzema dhe Ronaldo, Reali kalon 3-2 Malagan, fiton edhe Atletico

Reali i Madridit fitoi 3-2 në “Santiago Bernabeu” ndaj Malagas në një sfidë ku Cristiano Ronaldo u bë protagonist në fund me një 11-metërsh të realizuar me vështirësi, pas ndërhyrjes së portierit, duke u dhënë tri pikë “Los Blancos”. Dy herë barazuan andaluzianët, por pa mundur të shmangnin humbjen ndaj kampionëve në fuqi të La Ligas.

Goli i Karim Benzema që në minutën e 9-të dha përshtypjen e një fitoreje të lehtë për madrilenët, por në të 18-ën Rolan, i pambuluar në zone, ktheu baraspeshën në rezultat.

Casemiro kërceu bukur me kokë për golin e 2-1, ndërsa në pjesën e dytë Malaga gjeti forca për të reaguar, duke e befasuar skuadrën e Zidane me golin e 2-2, që mban firmën e Catros.

Pas një presioni të gjatë dhe të vazhdueshëm Modric fitoi 11-metërsh, që u mor përsipër nga Ronaldo. Portieri Jimenez ia kuptoi krahun, por topi shkoi sërish në këmbët e portugezit, që shënoi golin e fitores.

Atletico e Madridit i shkaktoi një humbje të rëndë Levantes në fushën e kësaj të fundit, me “Los Colchoneros” që rifitojnë shumë shpejt vendin e tretë, duke mbajtur një pozicion më poshtë pikërisht Realin. 0-5 përfundoi ky takim në komunitetin valencian, me Gameiron dhe Griezmann që raelizuan nga një dygolësh, finalizime që u shtohet edhe autogoli i Rober që në minutën e 5-të.

Ndërkohë, Alaves që drejtohet nga Giani De Biasi pësoi humbjen e radhës 1-2 në shtëpi ndaj Eibarit, ndërsa Betisi barazoi 2-2 me Gironan.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...