Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lena: Barazimi pozitiv, por na shpëtoi shpërblimi për fitoren

Nijas Lena zbuloi në lidhjen me “Gol pas Goli” se drejtuesit e Teutës u kishin premtuar shpërblim futbollistëve, nëse do të ktheheshim me pikë të plota nga Vlora. Mesfushori i durrsakëve tha se barazimi mbetet një rezultat i kënaqshëm.

 E dinim që na priste një ndeshje e vështirë. Flamurtari ka bërë mirë deri më tani. Jam i kënaqur me barazimin. Nuk erdhëm për t’u mbrojtur, megjithatë na kënaq pika e marrë. Në rast fitoreje, do të kishim shpërblim nga drejtuesit, por nuk arritëm ta merrnim.

I pyetur për rastin e pretenduar për gol nga vlonjatët, Lena u shpreh:

Kam qenë diku te pika e penalltisë. Kam qenë larg. Është e vështirë të dallohet nga pamjet filmike. Për mua është e kotë të them ka qenë apo nuk ka qenë gol. Arbitri nuk e akordoi e kjo do të thotë që nuk ka qenë gol.

Por e janë ridimensionuar objektivat e Teutës pas rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit?

Objektivi ynë edhe në fillim të sezonit kanë qenë Kupat e Europës. Nuk jemi ne realisht ekipi për t’u shpallur kampion. Ka ekipe të tjera me më tepër eksperiencë, diçka që Teutës i mungon.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...