Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuson e ‘mbështet’ edhe kalendari, ja si pritet të luajë Milani i tij

Genaro Gattuso është tashmë trajneri i ri i Milanit, ndonëse do të prezantohet zyrtarisht nesër në orën 13:30. Ish mesfushori i kuqezinjve, tashmë në rolin e trajnerit, nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë eksperiencë të re, përveç një postimi në rrjetet sociale, ku falënderon tifozët për mbështetjen dhe inkurajimin.

Montella iku dhe Gattuso erdhi, ndërsa dilemat e shumta janë mbi mënyrën se si do të rreshtohet Milani në fushë. Eksperienca e pakët e Gattusos, lë vend për dilema, ndërsa i vetmi detaj që dihet me siguri, është rreshtimi me 3 sulmuesë, që ish mesfushori i kuqezinjve e ka aplikuar në të gjitha skuadrat që ka drejtuar.

Dilema më e madhe mbetet në repartin e mbrojtjes, pasi Gattuso ka preferuar më së shumti skemën me 4 lojtarë difensivë, por të njëjtat preference ka pasur edhe Montella, që i modifikoi me ardhjen e Bonuccit. Gjithsesi, ata që e njohin më mirë Gattuson, parashikojnë një skemë 4-3-3 për Milanin e ri, teksa nuk ngurrojnë të bëjnë të ditur edhe 11-shen ku tekniku i ri i kuqezinjve do të bazohet.

Kështu, porta mbetet e pandryshuar me Donnarummën, ndërsa në mbrojtje pritet të luajnë Rodriguez-Romagnoli-Bonucci-Calabria, me këtë të fundit të paktën deri në rikthimin e Andrea Contit të dëmtuar dhe me Musacchion që mbetet jashtë planeve të formacionit. Në mesin e fushës, i sakrifikuari i madh pritet të jetë ‘ylli’ që shkëlqeu më shumë në skuadrën e Montellës, Fabio Borini, ndërsa ky repart pritet t’i besohet 3-shes Biglia-Kessie-Calhanoglu. Reparti i sulmit duket të jetë ai ku Gattuso është më i qartë, teksa pritet t’i besojë sërish Kaliniçit në majë të sulmit, por këtë herë i mbështetur nga Bonaventura dhe Suso.

Formacioni 4-3-3 është testuar vetëm pjesërisht nga Montella, në sfidën e Vienës, ndaj Austrias, ku kuqezinjtë fituan me rezultat të thellë. Gjithsesi, në favor të Gattusos duket se punon edhe kalendari, pasi muaji dhjetor rezervon sfida lehtësisht të kalueshme për kuqezinjtë. Kështu, fundjavën e ardhshme, Milani do të përballet me Beneventon në transfertë, skuadër që ende nuk ka marrë asnjë pikë në 13 javët e para të kampionatit, ndërsa 1 javë më pas do të presë në ‘San Siro’ Bolognën.

Ndërmjet këtyre sfidave, janë në program edhe një ndeshje kupe, si dhe sfida e parëndësishme e Europa Leagues, në Kroaci përballë Rijekës. Më pas, deri në fund të vitit, kuqezinjtë do të udhëtojnë në Verona dhe në Firence, ndërsa ndërmjet do të presin Atalantën në Milano. Duket se kalendari është i duhuri për të bërë që të nisë mbarë aventura e Gattusos dhe të rikthehet qetësia në ambientin kuqezi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...