Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Rekordi i De Geas, 14 pritje vendimtare vetëm ndaj Arsenalit

Jo më kot Reali i Madridit prej gati dy vitesh kërkon me çdo kusht të sigurojë shërbimet e portierit të Manchester United, David De Gea, kartonit i të cilit tashmë vlerësohet 80 milionë euro. Në takimin ndaj Arsenalit, që “Djajtë e Kuq” e fituan bindshëm me rezultatin 3-1, portieri spanjoll ishte ndër më të mirët në radhët e United. Në sfidë, që u zhvillua në “Emirates”, u shënua një statistikë interesante: De Gea kreu 14 pritje vendimtare, si asnjë tjetër më parë në historinë e Premier League-s. Jose Mourinho duhet të ndihet me fat, sepse pa një portier si De Gea, rezultatet nuk do të ishin kaq pozitive. Me spanjollin mes shtyllave, skuadra është e e qetë psikologjikisht dhe më rezultative në fazën sulmuese. De Gea sigurisht që nuk është i prerë për të shënuar, por një pritje e tij vendimtare është e barabartë me një gol të realuzuar në portën kundërshtare.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...