Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gati rikthimi në Serinë A për De Biasin

Ndonëse ka vetëm pak ditë që u shkarkua nga Alavesi, duket se Gianni De Biasi do të rikthehet shumë shpejt në pankinë. Emri i tij lidhet me drejtimin e disa skuadrave kombëtare, mes tyre edhe asaj të Australisë, por sot ka ardhur një ofertë konkrete për ish teknikun e kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për skuadrën e Crotones, e cila ka kontaktuar De Biasin për të marrë vendin e lënë bosh nga Davide Nicola, i cili dha dorëheqjen sot, bashkë me stafin e tij. Mediet italiane raportojnë se De Biasi mund të shkojë sërish bashkë me Tramezzanin te Crotone, ku do të gjejnë edhe mbrojtësin kuqezi, Arlind Ajeti.

Ky do të ishte një rikthim në Serinë A, për trajnerin De Biasi, pas thuajse 8 vitesh, kur drejtonte Udinesen në sezonin 2009-2010.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...