Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Abibi në “FanZone”: Isha pranë Serisë B, të ardhmen e shoh në futbollin italian

Të gjithë e njohën kur mbronte kuadratin e portës së Tiranës për disa ndeshje radhazi, duke lënë në stol një veteran si Ilion Lika, ndërsa aktualisht Alessio Abibi është pjesë e Caveses në Serinë C italiane dhe sot ishte në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” në Supersport, ku foli për eksperiencën me bardheblutë dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Sa ndikoi fakti që vinit nga një familje portierësh, në zgjedhjen e rolit tuaj në fushë?
E vërtetë që vij nga familje portierësh, por që i vogël kam qenë më i gjatë se të tjerët dhe dukej që do bëhesha portier.

Pse vendosët të vinit te Tirana?
Prindërit nuk dëshironin në të vërtetë. Unë jam rritur këtej dhe kisha mentalitet tjetër. Ishte shumë e vështirë për mua në Shqipëri sepse nuk isha mësuar ashtu. Mua mu dha mundësia të luaja shumë ndeshje me Tiranën. Atë që unë doja ishte se Tiranën e doja si një vitrinë për të kaluar në Europë. Besoj se e shfrytëzova dhe mu dha mundësia për në Itali. Njerëzit mund të mendojnë se ndeshjet e fundit më detyruar të largohem nga bardheblutë. Kampionatet italiane janë shumë të veçantë, por sapo mora vesh për interesimin i kërkova largimin dhe presidenti Halili më lejoi dirket.

E keni ndjekur Superioren këtë sezon?
Kategorinë Superiore e kam ndjekur, jo shumë shpesh, por jam munduar ta ndjek Tiranën. Deri vjet njerëzit kishin turp të tregonin se ishin tifozë të Tiranës, ndërsa tani ka ndryshuar gjithçka.

Ku pritet të jeni sezonin e ardhshëm?
Në janar isha një hap larg Serie B. Kam një opsion për të rinovuar me Avelinon, por të shohim. Mendoj se do jetë brenda Italisë.

E mendoni një rikthim te Tirana?
Një pyetje që më bëhet shpesh. Ilion Lika mund të luajë deri në 50 vjeç, ndaj për momentin, më e mira për mua do ishte të qëndroj në Itali.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...