Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Alternativa e vetme për mua”, Benzema tregon se te cili klub do tërhiqet

Karim Benzema fitoi me meritë Topin e Artë 2022. Sulmuesi francez ka rilindur te Reali pas ikjes së Cristiano Ronaldos, teksa sezoni i kaluar ishte për kornizë. 34 vitet mbi supe janë thjesht një shifër, pasi kapiteni ndodhet në formë të shkëlqyer, shënon gola të bukur dhe të rëndësishëm, dhe udhëheq “Los Blancos” drejt fitoreve dhe trofeve me përulësinë dhe klasin që e karakterizon.

Në lidhje me triumfin e tij në ceremoninë e zhvilluar nga “France Football” në Paris, kishte një dakordësi totale nga të gjithë. Benzema fitoi titullin kampion në Spanjë, Championsin dhe dy Superkupa (Spanjë+Europë) me Realin gjatë këtij viti, teksa skuadra e Carlo Ancelottit vazhdon të bëjë mirë në çdo kompeticion.

Në një prononcim për Onda Cera, goleadori francez ka folur rreth së ardhmes, duke gëzuar tifozët kryeqytetas. Reali është klubi i tij i zemrës, Benzema luan në “Santiago Bernabeu” prej vitit 2009, ndërkohë që ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Rinovimi është një formalitet, presidenti Perez do t’i ofrojë firmën deri në vitin 2024. Rreth së ardhmes fituesi i Topit të Artë u shpreh qartësisht: “Do të tërhiqem te Reali i Madridit, nuk ekziston asnjë alternativë tjetër për mua”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...