Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti: Ishim akoma me pushime, nuk ka justifikime për humbjen

Viti 2022 filloi keq për Real Madrid. Ekipi i Carlo Ancelottit humbi 1-0 në fushën e Getafes (Enes Unal 9′), duke i dhënë fund 11 rezultateve pozitive radhazi në kampionat.

Trajneri italian i ekipit kryesues të La Liga-s, deklaroi në prononcimin pas ndeshjes se djemtë e tij ishin akoma me pushime, por nuk e bën dramë disfatën e dytë sezonale në kampionat.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Ua dhuruam vetë golin, falë një lojtari i cili zakonisht është shumë i vëmendshëm në mbrojtje. Ne kishim një ditë më shumë pushim, por sot nuk ishim ekipi që ishim deri për Krishtlindje.

Na mungoi përqendrimi, ishim akoma me pushime. Nuk dua justifikime, nuk luajtëm mirë ndaj Getafes, e merituam humbjen. Arbitri nuk ishte vendimtar.

Gjithsesi, unë u zemërova pak me të, pasi i kurseu disa kartonë të verdhë në pjesën e parë. U thashë djemve dje se isha i kënaqur me mënyrën se si ishin stërvitur.

Të shohim përpara. Kjo humbje nuk duhet bërë dramë, pasi jemi akoma në krye të renditjes“, deklaroi Ancelotti. Reali kryeson me 46 pikë, 8 mbi Sevillan që ka luajtur dy takime më pak.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...