Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Ankandi” për Haaland, e ardhmja e talentit në dorë të Raiolas  

Mino Raiola është një menaxher që i ka bërë futbollistët e tij më të mirë milionerë, por ekziston edhe një përceptim sipas të cilit disa lojtarë të mëdhenj, si Pogba apo Ibrahimovic, do të kishin pasur një karrierë me të suksesshme, nëse nuk do të kishin vënë në plan të parë paratë.

Barcelona dy vite më parë përjetoi telenovelën “Matthijs de Ligt”. Në takimin e parë, mbrojtësi qendror holandez tha se dëshironte të luante për Barçën, por në takimin e dytë u kuptua që Raiola ia kishte ndryshuar mendjen. Ai nënshkroi për Juventusin për një pagë më të mirë. De Ligt ende nuk është i padiskutueshëm në formacionin bardhezi. Ndryshe nga qendërmbrojtësi, De Jong, i cili ndoqi instinktin duke vënë në plan të dytë paratë e PSG-së, sot është lider i “blaugranave” në nivelin e një “ylli” botëror.

Erling Haaland është “xhevahiri” i fundit i Raiolas dhe Borussia e Dortmundit është e gatshme ta shesë për 150 milionë euro. Nëse Raiola shikon përsëri se kush paguan më shumë, gara do të jetë mes Chelsea-t dhe Real Madridit. Florentino Perez ka kaluar vite duke kursyer para për një “galaktik” dhe Abramovich i premtoi trajnerit Tuchel se nëse kualifikohej në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm do të blinte talentin norvegjezin.

Ku qëndron Barcelona në këtë garë? Klubi katalan ka nevojë për një “bomber” prej një dekadë, por përtej dyshimit mbi përshtatjen e tij me Lionel Messin, nuk i ka as mundësitë ekonomike për të paguar shumën “faraonike” si për transferimin ashtu edhe për pagën e Haalandit.

Në këtë “ankand” nuk duket i dorëzuar Bayerni i Mynihut. Klubi bavarez mund të përsërisë me Haalandin operacionin e suksesshëm me Lewandowskin në vitin 2014. Te kampionët e Bundesligës do të përshtatej në mënyrë të përsosur.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...