Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Arbitri i Vitit 2023, çmimi shkon për Enea Jorgjin

Arbitrat janë një pjesë e rëndësishme e botës së futbollit, me kontributin e tyre të çmuar përmes vendimeve të tyre në fushën e blertë. FSHF ka akorduar në Mbrëmjen Gala në TKOB edhe çmimin për “Arbitrin më të mirë të vitit 2023”.

Tre emrat e përzgjedhur si finalistë përmes votimit ishin Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji. Për të dhënë këtë çmim të rëndësishëm, moderatorët e këtij spektakli, Arjola Shehu dhe Arben Derhemi ftuan në skenë ish-gjyqtarin e njohur Plarent Kotherja, i cili zbuloi emrin e fituesit.

Jorgji, i cili ka qenë një nga arbitrat që ka bërë paraqitje më të mirë këtë sezon në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm, pasi mori vlerësimin si “Arbitri i Vitit 2023” u shpreh:

Lexo edhe: 

Ky çmim nuk vlen vetëm për punën që kam bërë unë. Bashkë me mua kanë qenë edhe Denis Rexha dhe Ridigers Çokaj, kanë bërë një punë fantastike dhe kanë qenë mbështjeta ime më e madhe. Kam patur edhe Florian Latën si arbitër të katërt. Ai është arbitri i katërt i FIFA-s për vitin që vjen. Një sukses i madh që nuk do vinte pa mbështetjen e presidentit dhe sekretarit të FSHF-së.

Këtë çmim dua t’ua dedikoj personave që më kanë këshilluar dhe qëndruar pranë, por edhe atyre që më kanë kritikuar. Ky çmim është arsyeja pse jam sot këtu, dhe pse po bëj më mirë. Do të bëj më mirë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...