Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Armando Broja i hyn biznesit, përfaqësues i markës së njohur në Shqipëri dhe Kosovë

Ylli i Chelsea-t dhe Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, ka hyrë në botën e biznesit me një marrëveshje të re fitimprurëse për këpucët.

23-vjeçari është gati të hapë një rrjet dyqanesh në Shqipëri dhe Kosovë si pjesë e marrëveshjes së tij me markën e njohur të veshjeve sportive, Puma.

Kjo firmë, sqaron “The Atletic”, ka mundur ta shkëpusë me sukses Brojën nga rivalët e Nike falë një marrëveshjeje mjaft të leverdisshme.

Shqiptari, një prodhim i akademisë së Chelsea-t (Cobham), do të nënshkruajë së shpejti kontratë me Puma-n për të veshur ekskluzivisht këpucët e kësaj marke në fushë.

Lexo edhe:

Falë kësaj marrëveshjeje, Broja do të ketë mundësi të krijojë një fondacion për të ndihmuar në zhvillimin e futbollit në vendlindjen e prindërve të tij. Sulmuesi do të ndihmojë gjithashtu në hapjen e dyqaneve Puma në Shqipëri.

Broja do të japë ndihmëse edhe në hapjen e dyqaneve Puma në Kosovë. Mirëpo mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë ende futbollist i Chelsea-t gjatë merkatos dimërore.

Trajneri Mauricio Pochettino thuhet se i ka kërkuar pronarit të Chelsea-t, Todd Boehly, që t’i sigurojë një sulmues të ri në janar.

Ivan Toney i Brentfordit dhe Victor Osimhen i Napolit janë në krye të listës së dëshirave të Pochettinos. Nga Chelsea ka interes edhe për Santiago Gimenez të Feyenoordit.

Broja numëron vetëm katër paraqitje në Premier League këtë sezon pas kthimit nga lëndimi. Thuhet se  West Hami po përgatitet për një tjetër sulm për futbollistin kuqezi. Trajneri David Moyes është i gatshëm t’i ofrojë një vend në formacionin e parë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...