Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Duka: Asllani xhevahir i Shqipërisë, Ramadani është gati për Interin

Gjatë prononcimit për Sportitalia, Armand Duka, presidenti i FSHF-së, u ndal edhe te Kristjan Asllani i Interit dhe Ylber Ramadani i Lecces, për të cilin ka interesim nga zikaltrit.

Kristjani është një tjetër xhevahir i yni, jemi me fat që e kemi. Ai është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Mënyra se si është përshtatur në Kombëtare nuk më habit aspak, ai ka cilësi të mëdha si lojtar për të arritur majat.

Ka aftësi të larta teknike, karakter të fortë dhe vendosmërinë e duhur. Sidomos këtë sezon është përmirësuar shumë. Natyrisht që do të doja që të luante më shumë me Interin. Dhe mendoj se ka ardhur tashmë koha të luajë me Interin.

Ai meriton të ketë më shumë kohë në dispozicion, me karakteristikat që ka si lojtar. Megjithatë, deri para disa muajsh mendoja se ishte më mirë që ai të largohej nga Interi për të patur më shumë hapësira.

Lexo edhe:

Por, tani, duke parë rritjen e tij, unë mendoj se ai duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet atje. Dhe shumë shpejt Kristjan do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Interin, ashtu siç është për ekipin kombëtar.

Ramadani? Ai i ka befasuar të gjithë në fillim të sezonit. Por jo mua, që e njoh shumë mirë potencialin e tij si lojtar. Vlerat e tij janë të padiskutueshme, ai po e tregon veten te Lecce dhe në ekipin kombëtar. Është një djalë që punon shumë dhe gjithmonë jep gjithçka në fushë.

Interesimi i Interit? Personalisht, duke ditur cilësitë dhe ambiciet e tij si lojtar, mendoj se ai është gati për çdo klub në botë. Gjithashtu do të ishte një krenari e madhe për ne të shohim dy shqiptarë që luajnë në radhët e një klubi të madh dhe historik si Interi”, u shpreh kreu i futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...