Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Atletico “hedh pas krahëve” hallet e 2021-shit, mposht Balliun me shokë

Atletico Madrid e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2022, teksa ka fituar në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0, ndaj Rayo Vallecanos, pjesë e të cilës për 90-minuta të plota ishte edhe lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu.

Sakaq, vlen për t’u theksuar se Los Colchoneros ishin në një krizë rezultatesh duke qenë se vinin pas tre humbjeve radhazi, megjithatë falë dygolëshit të Correas, tashmë të besuarit e trajnerit Diego Simeone ngjiten në vendin e katërt të klasifikimit me 32 pikë.

Ndërkohë, në klasifikim lënë pas pikërisht Rayo Vallecanon, të cilët zbresin në vendin e pestë me 30 pikë.

Nga ana tjetër, Elche nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Granadas. Pas kësaj sfide, vendasit mbeten në vendin e 17 me 16 pikë, ndërsa Granada renditet në vendin e 12 me 23 pikë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...