Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

“Australian Open” ndryshon rregullat, pranohen edhe të infektuarit

“Australian Open 2023” kthehet në normalitet pas problemeve të dy edicioneve të fundit për shkak të pandemisë. Tenistët jo vetëm që nuk do të duhet të bëjnë teste për COVID-19, por do të mund të luajnë edhe nëse janë infektuar me Koronavirus.

“Ne thjesht donim të ndiqnim protokollet që janë aktualisht në fuqi në komunitetin tonë. Kemi shkuar një hap më tej, duke bërë një rekomandim për të qëndruar të distancuar kur tenistët janë të sëmurë. Ua kemi bërë të qartë lojtarëve tanë, si dhe stafit tonë, se nëse dikush nuk ndihet mirë, duhet të qëndrojë në shtëpi”, – tha drejtori i turneut, Craig Tiley.

“Është një mjedis i normalizuar për ne, kështu që potencialisht do të ketë lojtarë që luajnë me Covid-19,” – vijoi Tiley.

Ai gjithashtu njoftoi se Novak Djokovic do të luajë me Nick Kyrgios në një ndeshje ekzibicioni në “Rod Laver Arena”, të premten mbrëma, para fillimit të “Australian Open”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...