Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Aventurë e hidhur gjatë pushimeve, dyshja romaniste sherr në rrugë me një banor të zonës

Dy lojtarët e Romës, Bryan Cristante dhe Leonardo Spinazzola i kaluan bashkë pushimet verore teksa dyshja dhe familjarët e tyre zgjodhën si destinacion Toskanën në Itali. Mirëpo, jo gjithçka shkoi sipas planeve për mesfushorin dhe mbrojtësin teksa qetësinë ua prishi një debat me një prej banorëve të zonës.

Një prej miqve të futbollistëve ndaloi të urinonte para derës së banorit në fjalë, i cili me të drejtë iu kthye me tone të larta. Palët rrezikuan një konflikt fizik me dyshen e Romës që nuk mund të qëndronte pasive duke u detyruar të përfshiheshin në debat për të mbrojtur mikun e tyre. Megjithatë, për fat të mira “gjakrat u shuan” shpejt dhe situata nuk u agravua më tepër.

Lexo edhe: 

Gjithsesi, ky moment nuk iu shpëtoi kalimtarëve të rastit të cilët nisën të bënin video që më pas u publikuan në rrjetet sociale duke u shpërndarë kudo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...