Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

Bale si Ribery? Agjenti: Nuk keni për ta parë kurrë atje!

Mbrëmjen e së shtunës në finalen e Champions League, Gareth Bale do të përfaqësojë për herë të fundit fanellën e Real Madrid. Uellsiani mbyll aventurën me Los Blancos, teksa në sezonet e fundit palët kanë vazhduar bashkëjetesën vetëm prej faktit të kontratës pasi raporti është krisur prej kohësh.

Tashmë, sulmuesi anësor ka nisur të mendojë për aventurën e radhës ndërsa një mundësi është rikthimi në Premier League aty ku Bale ndihet si në shtëpinë e tij. Gjithsesi, së fundmi është përfolur edhe një mundësi transferimi në Serie A. Madje, nuk ka ngurruar edhe krahasimi me Franck Ribery i cili nga Bayern kaloi te Fiorentina ndërsa aktualisht është pjesë e Salernitanës.

Gjithsesi, ka menduar agjenti i Bale, Jonathan Barnett për ta hedhur poshtë idenë e transferimit në Itali duke theksuar se të përfaqësuarin e tij nuk do ta shohin kurrë në Serie A. “Një transferim në Itali nuk ka për të ndodhur, mendoj se nuk keni për ta parë kurrë Bale në Serie A”, u shpreh Barnett.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...