Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bare: Nuk kam frikë, jam gati të zbres në fushë!

Keidi Bare nuk i trembet koronavirusit dhe është i gatshëm të zbresë sa më shpejt në fushë nëse liga e spanjolle e futbollit me aprovimin e qeverisë do të vendosë rifillimin e kampionateve. Bare është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Malagas me klubin andaluzian që e konsideron si një nga xhevahirët e skuadrës talentin shqiptar. Bare shprehu gatishmërinë e tij për të zbritur në fushë në një intervistë për Radio Marcan pasi ka besim te masat e sigurisë që do të merren.

“Nëse vendoset që të luhet futboll, nuk mund të mendojmë që nëse përplasemi do të infektohemi. Nuk na bën mirë kjo mendësi. Nëse na rikthejnë, jam i bindur që nuk do të ndodhë asgjë. Kam dëgjuar edhe që ka futbollistë, të cilët kanë frikë por unë nuk kam. Nuk ka vend për frikë dhe do të jem i pari që do pranoj të futem në fushë. Sigurisht, që ka edhe një anë tjetër, për të cilën as unë nuk kam dëshirë që të mendojmë për futboll kur po vdesin kaq shumë njerëz”, ka deklaruar Bare.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...