Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bajrami shënon, Broja ndalet nga shtylla, kuqezinjtë tregojnë formë të mirë

Nedim Bajrami, prurja më e re në përfaqësuesen kuqezi, po kalon një formë shumë të mirë edhe në klubin e tij në Serinë A, Empoli. 22-vjeçari, i cili debutoi me Shqipërinë në sfidën me Hungarinë, e fituar 1-0 nga kuqezinjtë, spikati me paraqitjen e tij në takimin që Empoli e humbi 1-2 përballë Venecias.

Bajrami arriti të shënonte të vetmin gol për Empolin në minutën e 89-të, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shkurtuar shifrat në 1-2. Goli i mesfushorit të Shqipërisë nuk mjaftoi gjithsesi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Bajrami ishte më I vlerësuari ndër futbollistët e Empolit, me uebsajtin e specializuar për statistikat, SofaScore, që e vlerësoi me notën 7.4.

I pafat Armando Broja në sfidën e Premier League-s mes Southamptonit dhe West Ham United, e mbyllur me rrjeta të paprekura. Sulmuesi i Shqipërisë u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 74-t dhe impakti i tij në lojën e vendësve ishte i menjëhershëm. Broja goditi shtyllën në minutën e 81-të, ndërsa në minutën e dytë shtesë u bllokua nga mbrojtja në momentin fundit. Pavarësisht se nuk arriti të shënonte, lojtari shqiptar tregoi potencialin e tij në pak minuta në fushën e blertë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...