Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern Munich bën detyrën ndaj Heidenheim dhe rimerr kreun e Bundesliga/ Dormund bie ndaj Stuttgart

Bayern Munich bën detyrën ndaj Heidenheim në takimin e javës së 11-të të Bundesliga dhe rikthehet në krye të renditjes.

Kane vazhdon të mahnisë, ndërsa në këtë sfidë realizoi dopietë në minutën e 14’ dhe të 44’ duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Lexo edhe: 

Miqtë tentuan të reagonin dhe në minutën e 67’ ngushtuan diferencën me Kleindienst, teksa vetëm tre minuta më pas Beste barazoi për Heidenheim.

Bayen vazhdoi me sulmet nga ana tjetër dhe ia doli që të kalonte sërish në avantazh, por këtë herë ishte Guerreiro ai që gjeti rrugën drej rrjetës në minutën e 72’.

Takimi u vulos në minutën e 85’, me Choupo-Moting që realizoi golin e katërt për kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 3-2, me Bayern Munich që kryeson me 29 pikë, teksa Heidenheim renditet në vend të 13-të me 10 pikë.

Ndërkohë Borussia Dortmund bie në transfertën e Stuttgart, ndërsa u mund me rezultatin 2-1 në “MHPArena”.

Kjo sfidë rezultoi shumë e luftuar, me vendasit që patën mundësinë për të kaluar në avantazh që në minutën e 11’, por Fuhrich humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 36’ Fullkrug kaloi Dortmundin në avantazh, por vetëm gjashtë minuta më pas, në minutën e 42’ Undav barazoi për vendasit.

Sfida u vulos në minutën e 83’, me Guirassy që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Pas javës së 11-të të Bundesliga, Stuttgart renditet në vend të tretë me 24 pikë, teksa Dortmund në vend të katërt me 21 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...