Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayerni zyrtarizon rinovimin e kontratës me Ibrahimovicin shqiptar

Bayern ka zgjatur kontratën me sulmuesin e ri, Arijon Ibrahimović, deri në vitin 2025. 17-vjeçari u transferua te bavarezët në vitin 2018 dhe u përfshi në ekipin e parë javën e kaluar. Edhe pse ka mbiemrin e njëjtë me gjigantin suedez, Zlatan Ibrahimovic, nuk ka asnjë lidhje me të. Ai i ka pridërit e origjinë nga Kosova dhe ka lindur në Nuermberg më 11 dhjetor 2005.

Hasan Salihamidžić, anëtar i bordit sportiv të Bayernit, deklaroi: “Ne jemi shumë të lumtur që kemi vijuar kontratën me Ari Ibrahimovićin. Ai është zhvilluar shumë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë. Josip Stanišić, Paul Wanner, Johannes Schenk dhe tani Ari: janë të gjithë talentë që ne i kemi ushqyer në kampusin e Bayernit dhe prej të cilëve presim shumë.”

Djaloshi 17-vjeçar me origjinë shqiptare, pas nënshkrimit të kontratës, u shpreh:

“Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm te Bayerni.”

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...