Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Belica: Mbrojtja me tre është risi për ne, por po përshtatemi

Bashkë me trajnerin Lerda, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Flamurtarin, ishte edhe qendërmbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, i cili foli për gjendjen e skuadrës, por edhe rreshtimin e ri në mbrojtje.

Këtë vit po luani me 3 në mbrojtje… Sa jeni përshtatur me këtë rreshtim?
E vërtet këtë vit është një skeme e re dhe mënyra si po punojmë në stërvitje është diçka e re. Mbrojtja me 3 ose me 5 është diçka e re edhe për mua, por janë idetë e trajnerit dhe ne si lojtarë duket t’i mirëpresim, t’i zbatojmë në mënyrë që të bëjmë më të mirën të arrijmë rezultatet që duam.

Si është gjendja e ekipit?
Gjendja në skuadër është shumë e mirë. Edhe lojtaret e rinj mundohen të mësojnë dhe të marrin më të mirën nga ne. Po përgatitemi shumë në aspektin taktik dhe shpresoj që nga ndeshja në ndeshje do të dhurojmë lojëra edhe më të mira. Të gjithë lojtarët që janë afruar janë djem dhe lojtar shumë të mirë dhe atmosfera në skuadër është mjaft e mirë.

Nesër luani ndeshjen e parë në shtëpi përballë tifozëve..
Mendoj që tifozët janë pjesë e jona në çdo ndeshje. Flamurtari nuk është ajo skuadër e sezonit të kaluar, por gjithsesi është një emër i madh. Ne do bëjmë maksimumin, do përpiqemi ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejt në mënyrë që ta kemi më të lehtë edhe për veten tonë.

Është përgjegjësi të jesh pjesë e Partizanit?
Është e vërtet, të jesh pjesë e Partizanit është nder dhe privilegj i madh për ne si lojtar. Është përgjegjësi e madhe, por kur bëhesh pjesë e këtij klubi i ke marr parasysh të gjitha.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...