Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Betis blen Lo Celson, PSG përfiton 25 mln euro!

Paris Saint Germain nis të mbushë arkat në pritje të merkatos verore. Real Betis ka derdhur plot 25 milionë euro në arkat e klubit parizien pasi ka ushtruar të drejtën për të blerë përfundimisht kartonin e mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso i cili luante i huazuar gjatë këtij sezoni te skuadra andaluziane.3 milionë euro i ka kushtuar huazimi klubit spanjoll ndërsa 22 milionë euro blerja përfundimtare. 23-vjeçari i cili grumbullohet edhe në përfaqësuesen albiceleste i ka bindur drejtuesit e Betis me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, me klubin bardhëjeshil që pasditen e sotme ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të kartonit të tij, me Lo Celson që ka firmosur një kontratë të re deri në vitin 2023 me një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh. 23-vjeçari argjentinas ka shkëlqyer në këtë sezon me Betis duke bërë edhe rolin e goleadorit pasi ka realizuar 15 gola në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...