Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Bilanc fals dhe buxhet nga fantazia”, La Liga vazhdon luftën ndaj PSG për rinovimin e Mbappe

Kylian Mbappe vendosi të injoronte Real Madrid duke rinovuar kontratën me PSG deri në vitin 2025, e cila e shndërron francezin në lojtarin më të paguar të botës. Kështu, pas nënshkrimit të kontratës së re, sulmuesi do të përfitojë plot 50 milionë euro në sezon teksa pas zbardhjes së shifrave i menjëhershm ka qenë reagimi i La Liga-s që ishte bërë gati ta mirëpriste Mbappe në Spanjë me fanellën e Real Madrid.

Federata spanjolle ka sulmuar PSG për bilance të rreme pasi nuk mund të garantojnë një pagë aq të lartë për Mbappe pa u goditur më parë nga Fair Play financiar. Ndaj, së fundmi, La Liga e cila po vazhdon luftën e saj ndaj klubit të sheikëve, ka kërkuar që kontrata e re e Mbappe të anulohet. Personi juridik që përfaqëson La Liga-n, Juan Branco thekson se PSG ka përdorur bilanc fals dhe se për këtë duhet të ndëshkohet.

“Bilanc fals dhe një buxhet i krijuar vetëm nga fantazia. Kontrata e Mbappe nuk duhej të ishte pranuar, do të duhej që të kishte një kundërveprim ndaj saj pasi PSG ka shkelur rregullat e Fair Play financiar si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë europian”, përfundon Juan Branco, personi që përfaqëson La Liga-n në këtë proces.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...