Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Boca Juniors mposht Palmeiras, klasike botërore në finalen e Kupës Libertadores!

Pas Fluminenses, Boca Juniors është finalistja e dytë e Kupës Libertadores për vitin 2023. Argjentinasit iu falën serisë së 11-metërshave në ndeshjen ndaj Palmeiras teksa skuadra e drejtuar nga Jorge Almiron u tregua më e saktë, duke prekur finalen e madhe të kompeticionit.

Me sfidën e parë në Buenos Aires të mbyllur në barazim pa gola 0-0, gjithçka do të luhej në aktin e dytë në “Allian Parque” të Sao Paolo-s. Sfida nisi shumë e ekuilibruar, por pas 23 minutash lojë Edinson Cavani shënoi golin e avantazhit për Bocan. “El Matador” shfrytëzoi në maksimum asistin e dhënë nga Miguel Merentiel duke shtyrë topin drejt rrjetës. Në këto shifra u mbyll fragmenti i parë i ndeshjes.

Lexoni edhe:

Në pjesën e dytë Palmeiras u hodh e gjitha në sulm dhe pas një kartoni të kuq të Marcus Rojo, vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 73-të, me anë të Joaquin Piquerez. Më pas frika për të mos humbur ndeshjen detyroi skuadrat që gjysmëfinalen e dytë ta dërgonin në goditjet e penalltive. Cavani goditi i pari për Bocan, por tentativa e tij u prit nga portieri Ëeverton.

Në krahun tjetër Palmeiras jo vetëm që nuk përfitoi për të marrë avantazhin, por nuk u treguan të saktë në 2 goditje rresht, kjo për meritë të gardianit argjentinas Sergio Romero. Në fund Guillermo Fernandez i dha fund takimit me penalltine e pestë duke zyrtarizuar Boca Juniors si finalisten e dytë të kompeticionit. Në finale e madhe do të kemi një klasike të futbollit botëror, si Fluminense nga Brazili dhe Boca Juniors nga Argjentina. Sfida përmbyllëse e eventit do të luhet më datë 4 nëntor në Rio De Janeiro.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...