Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Ballkani mposht Dinamo Zagreb dhe merr vendin e dytë, Kampionët ëndërrojnë kualifikimin

Ballkani merr fitoren e parë në këtë edicion të Conference League. Skuadra nga Suhareka mposhti për llogari të Grupit C, Dinamon e Zagrebit me shifrat 2-0. Një triumf që i garanton Ballkanit vendin e dytë në grup si dhe shton shanset për një kualifikim të mundshëm që do ta bënte edhe më historik këtë pjesëmarrje të dytë të suharekasve në Conference League.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, në pjesën e parë të besuarit e trajnerit Ilir Daja u shfaqën më mirë se kundërshtari dhe sinjalin e parë e dhanë që në minutën e tretë me anë të Almir Kryeziut. Ky i fundit pretendoi për një 11-metërsh, por aksioni ishte i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje të sulmuesit. Në minutën e 17-të, Berisha “vjedh” një top nga kundërshtarët dhe godet portën e Dinamos, por aty portieri Nevistic priti në pozicion.

Në vijim, ishte radha e Edvin Kuc dhe sërish Kryeziut që tentuan portën e kroatëve, por në njërin rast nuk u shënjestrua kuadrati ndërsa në rastin tjetër, goditja ishte e lehtë dhe u kontrollua nga portieri i Dinamo Zagreb. Megjithatë, goli “ndjehej në ajër” dhe erdhi në minutën e 44-të. Qëndrim Zyba ftoi në aksion Kryeziun i cili u shkëput bukur dhe nuk fali përballë portierit kundërshtar. Anësori akordoi pozicion jashtë loje, por ishte VAR që lejoi festën në Fadil Vokrri. Kështu, vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë ndërsa në të dytën, miqtë shtuan dozën ofensive.

Lexoni edhe:

Në një rast ishte Jashanica që rrezikoi edhe autogolin në përpjekje për të larguar topin, megjithatë porta e Ballkanit mbeti e paprekur. Kampionët rezistuan dhe më pas gjetën mënyrën për të “vrarë” ndeshjen në të 83-tën.

Walid Hamidi rrëmbeu një top nga mbrojtësi i Dinamo Zagreb dhe më pas mposhti edhe portierin pavarësisht se ishte në një kënd mjaft të vështirë. Në fund, shifrat u fiksuan në 2-0 për Ballkanin që festoi një trepikësh të rëndësishëm në Grupin C duke marrë vendin e dytë në një grup që kryesohet nga Plzen me gjashtë pikë.

Në vend të tretë është Dinamo Zagreb me tre pikë dhe mbyll grupin me zero pikë Asatana. Ndeshja e radhës për Ballkanin është ajo ndaj Astanës në Fadil Vokrri më datë 26 tetor.

Ballkani-Dinamo Zagreb 2-0

83′ Gooooooool! Ballkani gjen edhe golin e dytë, Hamidi realizon një gol që i përket totalisht atij, rikuperon dhe më pas mposht portierin kundërshtar

56′ Dinamo Zagreb në kërkim të barazimit, Vidovic harkon në zonë dhe aty Jashanica largon topin në goditje këndi duke rrezikuar edhe autogolin

45′ Mbyllet pjesa e parë në Fadil Vokrri, Ballkani i gëzohet golit të Kryeziut

44′ Goooooooool! Ballkani kalon në avantazh, Kryeziu shënon një gol mjaft të bukur. Fillimisht u akordua pozicion jashtë loje, por VAR vendosi drejtësi

40′ Shfaqen edhe kroatët, Dinamo Zagreb sulmon në krahun e djathtë me Moharramin që pason në zonë, por aty Zyba devijon topin në goditje këndi edhe duke rrezikuar një autogol

36′ Moment i mirë për Ballkanin, Kryeziu provon në të djathtë. Anësori futet në zonë, por goditja është e lehtë dhe kontrollohet pa problem nga portieri Nevistic

35′ Sërish Ballkani, aksion i gjatë i vendasve teksa kapiteni Kuc gjen mundësinë për të goditur, por mesfushori nuk gjen kuadratin e kroatëve

17′ Mundësi e mirë për Ballkanin, Berisha “vjedh” një top nga kundërshtari dhe niset me shpejtësi drejt portës kundërshtare, godet por portieri Nevistic pret në pozicion

3′ Ballkani e nis sfidën në sulm, Kryeziu pretendon një 11-metërsh, por më parë loja ishte ndalur për një pozicion të parregult

Kronika e ndeshjes: 

1′ Starton ndeshja në Fadil Vokrri, Ballkani kërkon tre pikët e para në Grupin C të Conference League përballë kroatëve të Dinamo Zagreb

Formacionet:

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...