Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Bomba” nga Argjentina, Dybala do transferohet te Reali për shifrën rekord

Vetëm 48 orë nga mbyllja e merkatos në La Liga në Argjentinë është përhapur me shpejtësi lajmi se Reali i Madridit do të mbyllë marrëveshjen me Juventusin për transferimin e Dybala për 180 milionë euro.

Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar. Lajmi është publikuar nga një gazetar në profilin e tij në rrjetet sociale, i cili ka punuar për seksionin e Real Madrid në “Diario Ole”.

Por në Itali është përgënjeshtruar deri diku ky informacion, pasi rezulton se gazetari nuk punon për median e mësipërme dhe nga këtu janë hedhur dyshimet e para.

Gazetari shkruan se gjithçka do të mbyllet në orët e fundit të merkatos dhe sulmuesi argjentinas do të thyej rekordet italiane me transferimin e tij, për shumën e 180 milionë eurove plus 16 milionë bonuse.

Për të mësuar nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë nuk na duhet të presim më shumë se 36 orë, pasi merkatoja e La Liga-s mbyllet nesër në orën 20:00

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...