Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bonucci: Refuzova Realin, Ronaldo më ka “verbuar”

Pas aventurës së shkurtër dhe jopozitive tek kuqezinjtë e Milanit, mbrojtësi juventin, Bonucci, zbulon prapaskenat e merkatos së shkuar, teksa klubi mbretëror i Realit kërkoi shërbimet e tij.

“Është një nder për çdo lojtar interesimi i një skuadre të tillë për shërbimet e tua, por unë e them me bindje se jam bardhezi në zemër dhe ky është klubi ku ndihem vetvetja. Fanella bardhezi është ajo që më shkon më shumë”, – deklaron për të përditshmen spanjolle “AS” italiani 31-vjeçar.

Me rikthimin e tij në Torino numri 19 i bardhezinjve gjeti ndryshime të mëdha në organikën që i pat dhënë lamtumirën. Integrimi i “yllit” portugez, Cristiano Ronaldo, nën urdhrat e Allegrit, ishte impresionues edhe për një lojtar të kalibrit të tij.

“Cristiano Ronaldo më ka verbuar, jo vetëm mua por të gjithë ambientin juventin, po ashtu dhe tifozërinë tonë për mënyrën se si stërvitet, regjimin e tij absolut dhe sigurisht performancën dominuese ne fushën e blertë. Afrimi i një lojtari të tillë do të thotë shumë, nënkupton se niveli i këtij klubi është rritur dhe në mënyrë paralele edhe objektivat e tij. Ndaj ne mund ta themi hapur që synojmë Championsin me çdo kusht dhe do të mundohemi në maksimum të arrijmë këtë objektiv madhor.”

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...