Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Borussia Dortmund zyrtarizon dy rikthime, kompletohet stafi i Terzic

Dy rikthime të rëndësishme te Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kanë zgjedhur dy ish-futbollistë si ndihmës të trajneri Edin Terzic.

Ata janë Nuri Sahin dhe Sven Bender. Sahin luajti në tri periudha me Dortmundin (2005-2007, 2008-2011 dhe janar 2013-verë 2018).

35-vjeçari drejtoi për dy vite turqit e Antalyasporit, skuadër ku mbylli karrierën si futbollist. Tani rikthehet në “Signal Iduna Park” për të ndihmuar teknikun Terzic.

Lexo edhe:

Detyrë që do e ketë edhe Bender, pjesë e verdhezinjve në vitet 2009-2017. 34-vjeçari ka punuar më parë si zv. trajner i Gjermanisë U16 dhe U17.

Të dy kanë firmosur kontrata deri në verën e vitit 2025 me klubin historik gjerman.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...