Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdariç: Bëmë ndeshje të mirë, zoti i futbollit nuk ishte me ne sot

Thomas Brdaric u shfaq i zhgënjyer për humbjen e Vllaznisë në kryeqytet ndaj Tiranës, por pranoi se ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e të tijve dhe theksoi se ndeshja u vendos nga një episod i pafat për kuqeblutë.

Sa i zhgënjyer jeni për këtë humbje?
Unë mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë, por në futboll ndodh që ndonjëherë ke fatin kundër dhe zoti i futbollit sot ishte me Tiranën. Nuk i lejuam asnjë mundësi kundërshtarit dhe madje patëm shumë raste shënimi, por nuk u treguam të qetë dhe më pas u ndëshkuam nga një episod.

A ishte një mundësi e shpërdoruar për të rimarrë kreun?
Sigurisht që po të fitonim do të ishte një bonus shumë i mirë, por jemi aty dhe do të duhet të rikthehemi te fitorja ndeshjen tjetër. Sot nuk na shkuan mirë gjërat, por loja na bën optimistë për pjesën e mbetur të sezonit.

Sa do të ndikojë në aspektin moral ky takim?
Morali te ne është i mirë dhe nuk duhet ta harrojmë këtë humbje, por të mendojmë për takimin ndaj Teutës. Nuk jam trajner vetëm kur fitojmë, por edhe kur humbasin dhe unë duhet të mbaj lartë moralin e lojtarëve. Janë edhe 6 ndeshje dhe ne jemi të përgatitur dhe nuk kemi frikë pasi janë 7 finale deri në fund bashkë me finalen e Kupës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...