Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Çekiçi gol që në nisje të sezonit, Olimpija merr fitoren

Me gol e mbylli sezonin e kaluar dhe po me gol e nis këtë edicion Endri Cekici. Pogradecari u shfaq menjëherë protagonist me Olimpijan e Ljubjanës, duke qënë autor i një prej dy golave të realizuar nga skuadra kryeqytetase në takimin e parë të këtij sezoni në ligën sllovene. Olimpija mposhti në një mini-derbi të Lubjanës skuadrën e Bravos me rezultatin 0-2. AI që i dha udhë suksesit të “dragonjve” ishte pikërisht 22-vjecari shqiptar, i cili me një goditje të saktë nga jashtë zonës në minutën e 26-të nuk i dha shumë shanse portierit Gril.

Çekiçi u transferua tek Olimpija në muajin janar nga Dinamo e Zagrebit, ai ishte protagonist edhe në pjesën e dytë të sezonin të shkuar, duke realizuar 6 gola për ekipin nga Ljubjana. Ai është titullar i padiskutueshëm në skemat e trajnerit Safet Hadzic në një kohë që Olimpija kërkon të ngjitet sa më lart në kampionat dhe të vijojë aventurën në Europa League, megjithëse i duhet të përmbysë humbjen 2-3 në shtëpi ndaj Rigas. Ndërkohë që forma e mirë e Endri Çekiçit mund të jetë një sinjal pozitiv edhe për përfaqësuesen shqiptare, me fanellën e së cilës 22-vjeçari ende nuk ka zbritur në fushë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...