Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Celtics bie papritmas në Charlotte, Golden State rikthehet te fitorja

Boston Celtics pësoi një humbje të papritur në fushën e Charlotte Hornets me shifrat 121-118. Pas disa fitoreve radhazi, Celtics nuk ishin me fat në këtë transfertë, teksa ndeshja u humb vetëm në kohën shtesë. Në periodën e parë dhe të dytë, sfida u duk sikur nuk do të kishte shumë histori, me 17-herë kampionët e NBA që shkuan në pushimin e përballjes në avantazhin e 11 pikëve (54-65).

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjeve, vendasit e Hornets ishin dukshëm më kërkues se kundërshtari, ku 2 periodat pasuese folën vetëm për Charlotte, që nisur dhe nga fati arritën të barazojnë ndeshjen dhe duke e dërguar në kohë shtesë.

Mes emocioneve të fundtakimit dhe mbështetjes së tifozëve, Hornets triumfuan me 3 pikë diferencë (121-118) duke fituar një sfidë shumë të rëndësishme, pasi në 4 ndeshjet e fundit skuadra nuk kishte asnjë sukses. Nga ana tjetër, Celtics detyrohet të pranojë disfatën, në një përballje që nuk e konsideronte të vështirë. Në këtë takim ra në sy sërish Jason Tatum me 45 pikë, por dhe basketbollisti i vendasve Lamelo Ball me 36 realizime dhe 9 topa në tabelë. ​

Lexo edhe: 

Në ndeshjen tjetër më të fortë të mbrëmjes, Golden State fitoi mes spektaklit ndaj Houston Rockets, duke triumfuar me rezultatin 121-116. Dueli i luajtur në “Chase Center” në San Francisco pa fillimisht vendasit në avantazh, teksa pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 63-53.

Pas pushimit, Warriors menaxhuan mirë përballjen, me Rockets që nuk bënë ndonjë rrezik të madh. Pavarësisht periodës së fundit që Hosuton mbylli në avantazh, vendasit nisur dhe nga i përhershmi Stephen Curry, autori i 32 pikëve, arritën të triumfojnë duke u rikthyer të fitorja pas 4 humbjesh radhazi. Ndërkohë për Rockets nuk mjaftuan 30 pikët e turkut Sengun.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...