Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi: Lauara Pausini më dërgonte mesazhe, si hoqa dorë nga 5 milionë…

Pippo Inzaghi foli për karrierën e tij të pasur në Serinë A, veçanërisht për përvojën me Milanin, në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Fjalët e tij për Silvio Berlusconin: “Më mungon shumë. Por më mungojnë shumë njerëz nga ai Milan. Carlo Ancelotti, për shembull. Ai është një njeri inteligjent, njerëzor… Një here, për ditëlindjen time, që bie më 9 gusht, e la të lirë gjithë ekipin që ne të festonim. Unë po mbusha të tridhjetat: askush nuk e mendon kurrë, por tensioni për një futbollist rritet me moshën.”

Marrëdhënia e kuqezinjve me Laura Pausinin: “Laura është një mike e madhe. Kur, në vitin 2003, festuam fitoren e Superkupës së Evropës, të gjithë u gjendëm rreth një pianoje, ku ajo luante dhe unë, Galliani, Ambrosini dhe të tjerët duke kënduar këngët e saj. Shumë nga fitoret e mia janë u shoqëruan me mesazhe dashamirëse nga Laura”.

Lexo edhe:

Vlerësimi për Gallianin: “Galliani është një person i veçantë, di të jetë inteligjent dhe largpamës. Ishte ai që më ofroi menjëherë rolin e trajnerit te të rinjtë e kuqezinjve pas lamtumirës sime si lojtar”.

Transferimi nga Juvja te Milani: “Galliani më telefonoi: “Pippo, kemi të bëjmë me pesë miliardë lira dhe nuk gjejmë zgjidhje.” Instinktivisht iu përgjigja: “Mos u shqetëso, i paguaj unë”. Do të kisha firmosur një kontratë pesëvjeçare dhe do të heqja dorë nga një miliard pagë për çdo sezon”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...