Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Çfarë karakteri dhe sakrifice”, Bushi: Pajaziti si Demollari, doktori i kërkoi të dilte

Alban Bushi analizoi për SuperSport fitoren 3-2 të Shqipërisë U21 ndaj Rumanisë U21. Kuqezinjtë përmbysën disavantazhin e dyfishtë dhe tashmë kryesojnë grupin E me 6 pikë të plota.

Në pjesën e parë na kishin studiuar shumë mirë. Ata na kishin parë, nuk po shkonim dot nga krahët. Ata janë një ekip fizik. Për çudi, në pjesën e dytë vajti gjithçka mirë me futjen e disa lojtarëve.

Lexo edhe:

Ne jemi grup, punojmë si skuadër. Treguam shumë karakter, sakrifikuam për njëri-tjetrin. Ua thashë edhe djemve, mund të mposhtim Gjermaninë dhe ekipet e mëdha nëse luajmë të motivuar dhe të bashkuar.

Pajaziti është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E kam thënë, i ngjason Sulejman Demollarit. Doktori i tha të dilte pas minutës së 60’, pasi mund të pësonte këputje muskuli. Por ai qëndroi dhe shënoi. I falënderoj gjithë djemtë. 

Kemi luajtur mirë, përveç ndeshjes me Armeninë. Ky grup e ka mundësinë për të vajtuar lart. Kemi lojtarë cilësorë dhe punëtorë.

E kam thënë që para 3-4 viteve, që Shqipëria do të kalojë grupet në Europian, jo vetëm do të shkojë. Punohet shumë me ekipet kombëtare, i falënderoj të gjithë, edhe drejtorin e ri. Jemi shqiptarë, kemi zemër shumë të madhe“, u shpreh Bushi.

VIDEO/ 25 minuta magjike! Shqipëria U21 thyen Rumaninë dhe konfirmohet në krye

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...