Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kampionati U21

VIDEO/ 25 minuta magjike! Shqipëria U21 thyen Rumaninë dhe konfirmohet në krye

Shqipëria U21 realizoi një përmbysje emocionuese përballë bashkëmoshatarëve nga Rumania, duke fituar 3-2. Ky ishte suksesi i dytë në po kaq ndeshje për kuqezinjtë e Alban Bushit në Grupin E të eliminatoreve të Euro 2025.

Pjesa e parë ishte e dyluftuar, por rastet munguan. Ndërkohë që fraksioni i dytë i takimit ishte i drithërues! Constantin Grameni dhe Andrei Borza kaluan rumunët në avantazh të dyfishtë.

Por, kuqezinjtë vendosën zemrën në fushë, nuk u dorëzuan dhe prodhuan 3 gola shumë të bukur. Me Cristian Shpendin, kapitenin Medon Berisha (eurogol) dhe Adrion Pajazitin që dhuruan emocione të paharrueshme në “Elbasan Arena”. Duke kompletuar një shtator fantastik kuqezi.

Euro 2025
U21, Grupi E 

SHQIPËRI-RUMANI 3-2 (Cristian Shpendi 63′, Medon Berisha 71′, Adrion Pajaziti 88′ / Constantin Grameni 47′, Andrei Borza 58′)

Kronika e ndeshjes:

88′ Goooooooooooool! Adrion Pajaziti merr një top nga Stiven Shpendi dhe e dërgon në rrjetë. Shqipëria në avantazh. 

 

83′ Shqipëria në kërkim të golit të fitores. “Breshëri” goditjesh, me fat rumunët.

 

71′ Goooooooool! Eurogol i kapitenit Medon Berisha. Shpërthen festa në “Elbasan Arena”.  

 

63′ Goooooooool! Asist i Medon Berishës, gol i Cristian Shpendit, i cili rihap takimin. Vetëm dy minuta pasi u fut në fushë.

 

58′ Rumania realizon edhe golin e dytë. Me anë të Andrei Borza.

 

57′ Shans i artë për rumunët për të realizuar golin e dytë. Për fat, Adrian Mazilu gjuan jashtë, edhe pse i vetëm përballë Lilos.

 

54′ Shqipëria në sulm, në kërkim të golit. Stiven Shpendi rrotullohet bukur, por goditja e sulmuesit të Empolit përfundon ngjitur me shtyllën pingule.

 

49′ Kuqezinjtë pa fat. Medon Berisha ndalet nga traversa, mbrojtja rumune largon në vijën fatale gjuajtjen e Arda Kutulan!

 

47′ Rumania në avantazh, 88 sekonda pasi nis fraksioni i dytë i takimit. Portieri Lilo nuk e shkelmon topin siç duhet, rumunët gjejnë golin me Constantin Gramenin.

 

37′ Gjuan me kokë Louis Munteanu pas një krosimi nga e majta, kontrollon gjithçka Klidman Lilo.

 

35′ Ndërhyrje e ashpër e Andrei Borza ndaj Medon Berishës. Kryesori kazak vendos ta rinisë lojën me një top të diskutueshëm për rumunët.

 

22′ Rumania pranë golit. Goditje e rrezikshme e kapitenit Louis Munteanu. Topi kalon ngjitur me shtyllën.

 

15′ Rumania i afrohet portës së Shqipërisë, por Andrei Borza gjuan keq.

 

4′ Stiven Shpendi niset nga mesi i fushës, por goditja e tij nuk ka forcën e duhur. Pret pa probleme Razvan Sava.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Pas suksesit historik ndaj Polonisë në “Air Albania” emocionet e popullit kuqezi zhvendosen te Shpresat, me skuadrën e Alban Bushit që gjithashtu kërkon të marrë një fitore me “aromë” Europiani. Shqipëria U21 luan ndaj Rumanisë U21 në “Elbasan Arena” (18:30). Sfidë që po transmetohet ekskluzivisht në SuperSport 1. 

Kuqezinjtë e nisën rrugëtimin në Grupin E me fitoren 1-2 në transfertë ndaj Armenisë U21. Trajneri Alban Bushi ka përzgjedhur këta lojtarë si titullarë. Në portë Klidman Lilo; në mbrojtje nga e djathta në të majtë Ermis Selimaj, Adrian Bajrami, Ajdi Dajko dhe Geralb Smajli.

Lexo edhe:

Arda Kurtulan, Behar Ismaili dhe kapiteni Medon Berisha formojnë treshen e mesfushës. Ndërkohë që për repartin e sulmit janë përzgjedhur Adrion Pajaziti dhe Arlind Rexhepi nga krahët. Me Stiven Shpendin në majë të ofensivës.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...