Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Chelsea kalon 3-1 Newcastle, Liverpooli 5 gola Brightonit

Chelsea i Antonio Contes ka marrë një tjetër fitore, në takimin e parë të javës së 15, në Premier League, teksa ka mposhtur 3-1 Newcastle-n. Londinezët vijojnë ecurinë pozitive në javët e fundit, teksa me 3-pikëshin e sotëm kanë barazuar përkohësisht Manchester United-in, në vendin e dytë të renditjes.

Skuadra e Benitezit kaloi e para në avantazh, që në minutën e 12’ me anë të Gayle, por Chelsea u përgjigj menjëherë me sulmuesin dhe kapitenin Eden Hazard. Në minutën e 33-të, ishte radha e sulmuesit spanjoll Morata, që të shënonte golin e avantazhit për londinezët, ndërsa në pjesën e dytë, ishte sërish belgu Hazard, që shënoi golin e 3-të dhe vulosi rezultatin 3-1.

Në takimet e tjera spikat fitorja e thellë 1-5 e Liverpoolit në fushën e Brighton, ndërsa Evertoni mposhti 2-0 Huddersfielfin në debutimin e Sam Allardyce. Tottenham ndërkohë humbet terren në klasifikim pasi barazoi 1-1 me Watfordin, Leicesteri kaloi 1-0 Burnley-n, ndërsa Stoke iu imponua 2-1 Swansea-t. West Brom – Crystal Palace përfundoi në barazim pa gola.
Brighton – Liverpool 1-5
Everton – Huddersfield 2-0
Leicester – Burnley 1-0
Stoke – Swansea 2-1
Watfford – Tottenham 1-1
West Brom – Crystal Palace 0-0

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...