Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Conte dhe super merkato, Milani shtyn gjithçka për në verë

Zërat e fundit që vijnë nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Forbes, kuqezinjtë po vlerësojnë për të angazhuar në fund të sezonit Antonio Conten si trajnerin e ri të skuadrës.

Kjo edhe pse sponsorizohet nga Zlatan Ibrahimovic, i cili ka kuptuar nevojën e një shkundjeje të fortë të ambientit. Edhe për faktin se 54-vjeçari është i vetmi trajner me peshë i lirë në qarkullim.

Apo i vetmi që mund të jetë i përshtatshëm për një skuadër që ka nevojë për një tjetër hap rritjeje pas viteve të para me Stefano Piolin. Tekniku aktual do të mbetet deri në fund të sezonit, sigurisht nëse nuk merr rezultate shumë të këqija.

Lexo edhe:

Me objektivin minimal për të siguruar një ndër katër vendet e vlefshme për kualifikimin në Champions League. Ose me objektivin maksimal për të fituar Europa League. Me titullin që për momentin është i ndarë mes Interit dhe Juventusit. Por kuqezinjtë janë aty, gati për të përfituar nga gabimet e dy ekipeve sipër tyre.

Të gjithë këtë faktorë që mund të kushtëzojnë edhe sesionin aktual të merkatos. Milani, që dukej se do të blinte një qendërsulmues, do të rishohë këtë temë në qershor. Kur me trajnerin e ri të ndërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Merkatoja është e rëndësishme, pasi Conte mund të bëjë kërkesa të konsiderueshme. Një detaj ky që e step disi Milanin, që e di se do të mund të marrë teknikun vetëm nëse do të jetë i aftë të plotësojë disa nga kërkesat e tij.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...