Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

De Rossi para debutimit në Europë: Dua Romën që eliminoi Barcelonën

Roma përballet të enjten në raundin e 1/16-tave në Europa League teksa luan në transfertën holandeze ndaj Feyenoord. Daniele De Rossi do të ketë ndeshjen e tij të debutimit në Europë si trajner, teksa në konferencën për shtyp, theksoi se kërkon të rikthejë atë Romën që disa vite më parë eliminonte Barcelonën nga Champions League.

“Jam shumë i lumtur që po debutoj në Europë, disa kohë më parë nuk e mendoja. Jam i gëzuar për këtë mundësi dhe dua të përfitoj nga ajo. Është një klimë e nxehtë, por është fusha ajo që flet. Kam eksperiencë si lojtar në disa ndeshje europiane, por nuk kam fituar kurrë më parë një trofe europian.

Lexo edhe:

Mbaj mend edhe kur na mposhti Manchester United me rezultatin 7-1, por ia dolëm të ringriheshim. Nëse më duhet të zgjedh një ndeshje të veçantë europiane, mendoj për atë fitoren 3-0 kundër Barcelonës. Dua të rikthehemi mes skuadrave më të rëndësishme të Europës”, u shpreh Daniele De Rossi.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...