Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Debutoi me gol te City, Haaland: Guardiola i çmendur, do zbavitemi së bashku

Erling Haaland i mjaftuan 12 minuta lojë për të shënuar golin e parë me Manchester City, që iu fal realizimit të bomberit norvegjez për të mposhtur 1-0 Bayern Munich.

22-vjeçari ndihet i lumtur për transferimin te kampionët e Anglisë dhe për faktin që do të punojë me një trajner si Pep Guardiola.

Gjatë viteve të fundit kam ndjekur shumë ndeshje të Manchester City. Kam vënë re se ekipit i mungon një numër 9.

 

Guardiola? Pep është paksa i çmendur, por mua më pëlqen kështu. Do të zbavitem me të. Jam stërvitur mirë këtë javë, por kaq, nuk mund të flas më shumë për momentin”.

Në fund një koment për Jack Grealish, i cili dhuroi asistin për golin e fitores ndaj Bayernit. “Jack është një futbollist i aftë, do të bëjmë edhe më mirë nëse lidhemi me njëri-tjetrin”, theksoi Haaland.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...